American Dental Clinic është një praktikë e re pioniere. Të gjithë mjekët tanë, janë Mjekë Specialistë të arsimuar në fakultete stomatologjie amerikane dhe ndjekin çdo vit, konferencat dhe seminaret më të rëndësishme ndërkombëtare, mbi zhvillimet e reja në shkencën e stomatologjisë dhe praktikat dentare.
Buzëqeshjen e fëmijës tuaj ua besoni Specialistëve tanë, të cilët ofrojnë opsionet më të mira të disponueshme trajtimi.
Dr Magda Loutsi ofron kujdes dentar ortodontik të cilësisë së lartë, që prej vitit 1984. Ajo i është dedikuar shkencës dhe artit të ortodoncisë dhe punon shumë për qënë e sigurt që pacientët e saj kanë kujdesin dhe trajtimin më të mirë të mundur.
"Më pëlqen që ortodoncia më lejon të përdor mendjen, duart dhe syrin tim artistik për të krijuar buzëqeshje të bukura" thotë ajo.
Arsimi
Doktor i Kirurgjisë Dentare, Diplomë - Universiteti i Athinës Greqi
Program Pasuniversitar: "Diagnosis and Treatment of Temporomandibular Joint disorders" - Universiteti Georgetown, Washington D.C.
Diplomë - Orthodontics degree (Dipl.Orthod.) - Universiteti Georgetown, Washington D.C.
Masters - Science Degree in Orthodontics (MSc) - Universiteti Georgetown, Washington D.C.
Arsimim i Vazhdueshëm
Dr Loutsi i është përkushtuar arsimimit të vazhdueshëm në Ortodonci. Në këtë mënyrë, ajo është në gjendje t’ju ofrojë pacientëve të saj kujdesin dhe trajtimet ortodontike më të përparuara. Dr Loutsi është anëtare e disa organizatave prestigjioze dentare dhe ortodontike, ku ndër të tjera përfshihen:
American Association of Orthodontists (www.braces.org)
European Orthodontic Society (www.eoseurope.org/)
World Federation of Orthodontics (www.wfo.org)
Greek Orthodontic Society (G.O.S.) (www.grortho.gr)
Greek Association of Orthodontic Study & Research (G.A.O.S.R.) (www.eogme.gr)
Orthodontic Society of Northen Greece (O.S.N.G) (www.orthoebe.gr)
Dental Association of Ioannina (D.A.I.)
Extra Credits
Dr Loutsi, shpesh, ndjek leksione dhe seminare, kombëtare dhe ndërkombëtare në specialitete të ndryshme, ku përfshihen: Trajtimi i deformimeve Dentofaciale
Trajtimi i hershëm i fëmijëve (Faza I) Trajtim Interceptiv
Orthodonci për të rritur
Orthodonci Estetike
Lingual Orthodontics
Aplikime Informatike në Ortodonci
Dr Andreas Agouropoulos është Pedodontist i specializuar, i përkushtuar për trajtimin cilësor të fëmijëve, adoleshentëve dhe të pacientëve me aftësi të kufizuara.
“Trajtimi i fëmijëve është një sfidë e madhe, e cila kërkon përkushtim, por mbi të gjitha dashuri për ta. Stomatologjia pediatrike është me të vërtetë zbavitëse dhe e dobishme, duke përbërë bazën për një buzëqeshje të ndritshme dhe të shëndetshme për gjithë jetën ” thotë ai.
Doktor i Kirurgjisë Dentare, Diplomë - Universiteti i Athinës Greqi
Çertifikuar në Stomatologjinë Pediatrike - Tufts University, School of Dental Medicine, Boston, USA
Diplomë MSc në Biologjinë Orale - Universiteti i Athinës, Greqi
PhD në Biologjinë Orale - Universiteti i Athinës, Greqi
Dr Agouropoulos punon në klinikën e tij , që prej vitit 2003, aktualisht jep mësim në Universitetin e Athinës dhe gjithashtu kontribuon në shëndetin publik, si anëtar i komisioneve shkencore për përgatitjen e programeve parandaluese kombëtare për fëmijët në Greqi. Ka marrë pjesë si folës në disa kongrese ndërkombëtare dhe ka fituar çmimin Morita, të akorduar nga Shoqata Ndërkombëtare e Stomatologjisë Pediatrike për projektin kërkimor më të mirë në 2009.
Është anëtar i Bordit të Shoqatës Greke të Stomatologjisë Pediatrike (www.hspd.gr) dhe anëtar aktiv i:
International Association of Paediatric Dentistry (www.iapdworld.org)
European Academy of Paediatric Dentistry (www.eapd.gr)
Hellenic Dental Association (www.eoo.gr)
Regional Dental Association of Attica (www.osa.gr)
Hellenic Society of Odostomatological Research (www.proodoseoe.gr)