Lini takim  |   | 

Teknologjia

Digital X-Ray

Teknologjia moderne e ka ndryshuar menyren se si ne bejme radiografi dentare. Ne American Dental Clinic teknologjia dixhitale radiologjike na lejon qe te perdorin sensore te kompjuterizuar dhe jo film per te patur imazhe te dhembeve.

Digital X-Rays ofroje perfitime te shumta kundrejt radiografise tradicionale:

Jane me praktike, me te sigurta per mjedisin, mund te transferohen dhe te kopjohen me saktesi, por mbi te gjitha, ata jane me te sigurta per pacientin per shkak te reduktimit te ndjeshem ne ekspozimin e tij ne rrezatim.

Kamera Intra-Orale

Kamera intraorale perdoret rregullisht ne American Dental Clinic, per te ndihmuar ne percaktimin e diagnozes, si dhe per ti dhene mundesine pacientit te shohe saktesisht ate qe dentisti shikon ne gojen e tij. Thone se nje foto vlen nje mije fjale dhe ky instrument diagnostik dentar eliminon cdo konfuzion midis mjekut dhe pacientit gjate komunikimit mbi mundesite e trajtimit. Marrja e imazheve me kameran intraorale nuk shkakton asnje shqetesim apo dhimbje dhe nuk perban asnje rrezik ekspozimi ne rrezatim per pacientin.

Fotografi Dixhitale

Fotografite dixhitale me ngjyra, te rezolucionit te larte, merren per cdo pacient, per diagnostikimin me te mire dhe planifikimin e trajtimit. Fotot e marra para trajtimit ndihmojne dentistin dhe pacientin te komunikojne mbi pritshmerine e tyre, lidhur rezultatet e trajtimit, me perfundimin e tij. Fotot pas trajtimit te krahasuara me fotot para tij, perbejne nje fakt qe na kujton avancimin e stomatologjise moderne ne ditet e sotme.

Kontrolli i infeksioneve

IKontrolli i infeksioneve ne Kliniken tone eshte shume i rendesishem. Per mbrojtjen e pacienteve tane dhe vetvetes, ne menyre rigoroze ne ndjekim proceset e sterilizim-kontaminimi te rekomanduara nga Shoqata Amerikane Dentare.

Klinika jone eshte e pajisur me disa nga metodat me te mira per te ruajtur sterilizimin dhe dezinfektimin.

Instrumentet pastrohen duke perdorur Ultrasonic Cleaner dhe sterilizohen duke perdorur nje Autoclave, nje pajisje qe vret bakteret dhe viruset, me nxehtesine dhe presionin e avullit.

Te gjitha instrumentet ruhen te sterilizuara ne mbeshtjellese te vecanta qe hapen para perdorimit.

RRETH NESH