Respekti ndaj mjedisit është çështje e rëndësishme për ne.
Paperless:
Zyra jonë është në thelb paperless, pra pothuajse pa përdorimin e letrës. Me përshtatjen dhe integrimin e sistemeve software që lejojnë përdorimin minimal të letrës me efikasitet maksimal, ne vazhdojmë të kërkojnë mënyra për të eliminuar letrën në zyrë duke pakësuar kështu stresin në mjedis.
Fotografi dixhitale dhe Radiografi (X-Rays):
Zyra jonë përdor teknologjinë më të fundit në pajisje dixhitale radiografike, duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme ekspozimin e pacientit në rrezatim dhe duke eleminuar mbeturinat e rrezikshme për shëndetin, nga përpunimi i filmit. Teknologjia dixhitale mundëson ruajtjen e të gjitha të dhënave të pacientit në rrjetin tonë dhe bën të mundur kontaktin me kolegë dentistë, nëpërmjet e-mail.
Materialet riciklohen:
Çantat tona dentare dhe të gjitha letrat që përdorim janë bërë prej materialesh të riciklueshme.