Lini takim  |   | 

Stomatologjia pediatrike


oral hygiene

Stomatologjia pediatrike

• Udhëzime të hollësishme për higjienën orale

Duart dhe goja e fëmijëve janë ndryshe nga ato të të rriturve. Më poshtë, po ju japim udhëzime të hollësishme në përputhje me moshën e fëmijës dhe nevojave personale të gojës së tij.

Disa këshilla esenciale që çdonjëri duhet të dijë janë:

Fëmijët duhet të përdorin furça dhëmbësh të prodhuara për ta. Si të rriturit ashtu edhe fëmijët duhet të përdorin furça të buta, të rrumbullakosura për pastrim të butë. Ndryshoni furçat tuaja afërsisht çdo tre muaj.

Fshini butësisht dhëmbët e fëmijës me një napë të njomë e të butë, ose me një garzë. Ndërsa fëmijët e vegjël rriten, përdorni furçën e dhëmbëve të fëmijës me një pastë fluoride në masë të vogël, sa një kokërr bizele. Nga moshën 2 ose 3 vjeç, mësoni fëmijën tuaj të lajë dhëmbët. Ju akoma do t’ju duhet t’i lani dhëmbët e fëmijëve tuaj, kur ata harrojnë ta bëjnë këtë. Dentistët dhe higjienistët shpesh i këshillojnë fëmijët të përdorin mocion të butë, të shkurtër, mbrapa dhe me radhë për të hequr bakteriet.

Mbani furçën në një kënd prej 45 gradë drejt gingivave dhe dhëmbëve. Lëvizni furçën para dhe mbrapa, në një hapësirë të vogël, afërsisht sa gjerësia e gjysmës së dhëmbit.

• Pastroni sipërfaqet brenda dhe jashtë secilit dhëmb, poshtë dhe lart.

•Mbajeni furçën të shtrirë në krye të dhëmbëve dhe pastroni sipërfaqet përtypëse.

• Pastroni butësisht gjuhën për të hequr mbeturinat.

• Pastroni çdo ditë hapësirën ndërmjet dhëmbëve.

Filloni pastrimin e dhëmbëve të fëmijës suaj sapo ata fillojnë të dalin. Për shumicën e të vegjëlve, bindja për të larë dhëmbët e tyre mund të jetë gati një sfidë. Më poshtë, po rendisim disa sugjerime për të bërë larjen e dhëmbëve një betejë më pak. Ndër to përfshihen:

• Lëreni fëmijën tuaj të lajë dhëmbët tuaj në të njëjtën kohë me ju.

• Lëreni fëmijën tuaj të marr disa furça dhëmbësh me personazhet e tij të preferuar dhe ofrojini atij mundësinë të zgjedhë furçën që dëshiron të përdorë sa herë lan dhëmbët (kjo i jep fëmijës tuaj një ndjenjë kontrolli mbi situatën).

• Lëreni fëmijën tuaj të lajë vetë dhëmbët e tij (ka mundësi që ju do të doni ta "ndihmoni").

• Lexoni disa libra për fëmijë që flasim për larjen e dhëmbëve.

• Të gjithë duhet të lajnë dhëmbët e tyre në të njëjtën kohë.

• Për të ndihmuar fëmijën tuaj të kuptojnë rëndësinë e larjes së dhëmbëve, jepini atij të hajë ose të pijë diçka që do të 'njollosë' përkohësisht dhëmbët e tij, dhe pastaj lëreni atë të pastrojë dhëmbët.

• Krijoni ‘’rutinën’’ e larjes së dhëmbëve dhe respektojeni këtë çdo ditë.

Dietë e mirë = Dhëmbë të shëndetshëm

Shprehitë e të ngrënit në mënyrë të shëndetshme çojnë në pasjen e dhëmbëve të shëndetshëm. Ashtu si pjesa tjetër e trupit, dhëmbët, kockat dhe indet e buta të gojës kanë nevojë për një dietë të mirë dhe të ekuilibruar. Fëmijët duhet të hanë një shumëllojshmëri ushqimesh nga të pesë grupet e ushqimeve kryesore. Shmangni ushqimet e ‘’shpejta’’ dhe produktet me përmbajtje sheqeri që ndikojnë në formimin e kavitetit, si psh karamele, çimcakizat që qëndrojnë në gojë për një kohë të gjatë. Për ushqimet e ‘’shpejta’’ zgjedhni produkte me vlera ushqyese të tilla si perime, kos dhe djathë me sa më pak yndyrë,, të cilat janë me të shëndetshme dhe më të mira për dhëmbët e fëmijëve.

Higjiena Orale
Info per pacientin