Lini takim  |   | 

Ortodoncia


dental

Ç’farë është Ortodoncia?

Ortodoncia (e quajtur edhe ortopedi dento-faciale) është degë e specializuar e stomatologjisë, që fokuson mbi diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin të çrregullimeve të dhëmbëve dhe të fytyrës.

Ç’farë është mjeku ortodont?

Ortodonti është mjek stomatolog, që përveç stomatologjisë për të paktën 2-3 vjet ka studiuar dhe praktikuar mbi specialitetin e Ortodoncisë. Ortodonti juaj është në gjendje të drejtojë dhëmbët, të korrigjojë strukturën e çrregullt të nofullës, të përmirësojë buzëqeshjen tuaj.

Kush është mosha më e mirë për të vizituar mjekun ortodont?

Nëse doni të përmirësoni pamjen dhe ndjesinë e buzëqeshjes tuaj, atëherë çdo moshë është e përshtatshme për të vizituar ortodontin. Shoqata Ortodontike Amerikane rekomandon që vizita e parë tek mjeku ortodont të bëhet në fëmijëri, rreth moshës 7 vjeçe. Megjithatë, trajtimi ortodontik nuk është vetëm për fëmijë dhe adoleshentë, duke qënë se një ndër pesë pacientët që marrin trajtim ortodontik janë mbi moshën 21 vjeç. Për ju apo për fëmijët tuaj, çdo kohë është kohë e përshtatshme për të vizituar mjekun ortodont.

Pse duhet të trajtohen malokluzionet?

Sipas studimeve të kryera nga Shoqata Ortodontike Amerikane, malokluzionet e patrajtuara mund të sjellin në një sërë problemesh:
• kur dhëmbët janë të dendura, kanë vështirësi në furçimin dhe kalimin e fillit dentar, gjë që mund të çojë në prishjen e dhëmbëve dhe/ose sëmundjen e gingivave të dhëmbëve.
• dhëmbët e prodrutuara (të dala) janë më të prirur ndaj aksidenteve.
• një kafshim i kryqëzuar mund të kontribuojë në zhvillim të çrregullt dhe prishjen (konsumimin) e pabarabartë të dhëmbëve..
• një kafshimi i hapur mund të rezultojë në shprehi tongue-thrusting (mbihipje së gjuhës) dhe të krijojë probleme në artikulimin e fjalës.
Më në fund, Ortodoncia bën shumë më tepër se sa një buzëqeshje të bukur – ju bën më të shëndetshëm.

Si mund të kujdesem për dhëmbët e mi gjatë mbajtjes të një aparati ortodontik?

• GJITHMONE kujtohuni të lani dhëmbët pas çdo vakti.
• Sigurohuni që pasta e dhëmbëve që përdorni përmban fluor dhe kërkoni nga ortodonti tuaj shpërlarës fluori, nëse keni nevojë për të. Kjo do t’ju ndihmojë në parandalimin e kariesit të dhëmbëve!
• Nëse hiqni aparatin ortodontik për të ngrënë, për të pastruar dhëmbët tuaja dhe për të kaluar fillin dentar, mos harroni ta mbani atë në një vend të sigurt që të mos humbuasë apo thyhet.
• Mbani të pastër aparatin ortodontik duke e larë me kujdes me furçë dhe pastë dhëmbësh. Mos përdorni ujë të nxehtë ose pjatalarës.
• Gjatë trajtimit tuaj ortodontik, shmanguni ushqimeve me përmbajte të madhe sheqeri (sheqeri rrit sasinë e baktereve që zhvillohen në gojë duke shkaktuar më shumë pllakë dhe për pasojë shfaqjen e kariesit).
• Shmanguni ushqimeve me ndjesi ngjitësi (karamele, çamçakëz, etj), ushqimeve të forta (karamele të forta, arra, copa akulli) ose çdo lloj ushqimi që mund të mbetet (mbërthehet) në aparatin tuaj ortodontik. Shikoni listën tonë të plotë të ushqimeve që duhen shmangur dhe atyre që lejohen gjatë një tratimi ortodontik.
• Sigurohuni që keni planifikuar kontrollin tuaj rutinor. Rekomandohet që ju të vazhdoni të vizitoni dentistin tuaj çdo gjashtë muaj.

Çfarë janë braketat?

Braketat janë ararate ortodontike që ortodonti juaj përdor për përmirësimin e pamjes dhe ndjesisë së buzëqeshjes tuaj! Aparatet ortodontike që mund të përdoren janë disa llojesh si:

• Braketa të tejdukshme
• Braketa qeramike
• Braketa ari
• Braketa Lingual
• Braketa Self - lighting
•Braketa Invisible
• Braketa metalike tradicionale

Për sa kohë është e domosdoshme mbajtja e braketave?

Koha e mbajtjes së braketave mund të ndryshojnë në varësi të nevojave individuale të pacientit. Çdo buzëqeshje reagon ndryshe ndaj trajtimit. Koha e trajtimit disa herë mund të variojë midis 6-30 muaj, por trajtimet më të zakonshme zgjasin rreth 22 muaj.

Braketat sjellin dhimbje?

Mbajtja e braketave zakonisht nuk ka dhimbje, megjithatë, ju fillimisht mund të ndjeni një shqetësim të vogël për disa ditë tek dhëmbët tuaja, gingivat, faqet dhe gojën, derisa të mësoheni me to..

Gjatë mbajtjes së braketave , është e nevojshme larja me e shpeshtë e dhëmbëve?

Me mbajtjen e braketave, duhet të lani dhëmbët tuaja të paktën tri herë në ditë për të mbajtur dhëmbët, gingivat dhe gojën të pastër e të shëndetshme. Larja e rregullt e tyre do të ndihmojë në heqjen e çdo ushqimi që mund të kapet te braketat. Ortodonti juaj mund të ju tregojnë se si pastrohen dhëmbët gjatë mbajtjes së një aparati ortodontik.

A është i nevojshëm kontrolli i rregullt i dhëmbëve çdo 6 muaj, gjatë mbajtjes së braketave?

Po! Në fakt, kjo është edhe më e rëndësishme për pacientët që marrin trajtim ortodontik. Me mbajtjen e braketave, ushqimi mund të kapet në vende që furça e dhëmbëve nuk mund të arrijë për ti pastruar. Kjo mund të shkaktojë zhvillimin e baktereve gjë që mund të çojë në shfaqjen e kariesit dhe gingivitit. Dentisti juaj do të bashkëpunojë me ortodontin tuaj për të siguruar që dhëmbët tuaja të qëndrojnë të pastër dhe të shëndetshëm, ndërsa ju mbani braketa.

Mbajtja e braketave ndikon në aktivitetet e mia shkollore; si ato sportive, luajtja e një instrumenti, apo të kënduarit?

Luajtja e një instrumenti apo pjesëmarrja në një sport mund të kërkojë njëfarë përshtatje si fillim, por mbajtja e braketave nuk mund t'ju ndalojë nga pjesëmarrja në aktivitetet tuaja shkollore. Nëse ju merreni me sport, për të mbrojtur braketat apo aparatin tuaj ortodontik, rekomandohet mbajta e mbrojtëses të gojës.

Si mund të planifikoj takim tim të ardhshëm?

Thjesht kontaktoni me klinikën tonë! Me kënaqësi do t’ju ndihmojmë të planifikoni me qetësi takimin tuaj të ardhshëm. Nëse jeni pacient i ri, apo ju kanë rekomanduar në klinikën tonë, ju lutem na informoni dhe ne do t'ju japim të gjithë informacionin që ju nevojitet.

Kur është koha më e mirë për trajtim ortodontik?

Zhvillimi i malokluzioneve ose kafshimeve të çrregullta, mund të zbulohen shumë shpejt, që në moshën 2-3 vjeç. Shpesh, në këtë fazë të hershme mund të merren masa për të reduktuar nevojën për trajtim ortodontik në një moshë të mëvonshme.

Faza I - Trajtimi i hershëm: Kjo periudhë e trajtimit përfshin moshat 2-6 vjeç. Në këtë moshë të re, jemi më shumë të interesuar dhe fokusojmë në rastet e harqeve të pazhvilluara të dhëmbëve, humbjes së parakohshme e dhëmbëve primarë (të qumështit), dhe shprehive të dëmshme të tilla si thithja e gishtit. Trajtimi i nisur në këtë fazë të zhvillimit është shumë i suksesshëm dhe shpesh herë, në mos gjithmonë, mund të eliminojë nevojën për trajtim të mëvonshëm.

Faza II - Trajtimi në fazën e dhëmbëve të përziera: Kjo periudhë mbulon moshën 6 deri në 12 vjeç, me shpërthimin e dhëmbëve prerës (para) dhe molarëve të parë të përhershëm në moshën 6 vjeç. Trajtimi në këtë fazë përballon probleme të mospërshtatjes së nofullave dhe rikonstruksionit dentar. Kjo është një fazë e shkëlqyer për të filluar trajtimin, kur është i nevojshëm , sepse indet e forta dhe të buta të fëmijës tuaj, zakonisht reagojnë shkëlqyeshëm në forcat ortodontike apo ortopedike.

Faza III - – Trajtimi gjatë adoleshencës: Kjo fazë ka të bëjë me dhëmbët e përhershëm, zhvillimin dhe përshtatjen përfundimtare të kafshimit..

FAQs