Lini takim  |   | 

Orto Fjalor – Diagrama e Aparatit Ortodontik


ortho

Pjesët e Aparatit Ortodontik

Aparat Ortodontik (appliance): Çdo gjë që Ortodonti juaj bashkëngjit tek dhëmbët tuaja, i cili lëviz dhëmbët apo ushtron ndryshime në formën e nofullës tuaj.

Arch wire: Tel metalik që shërben si ‘’udhëzues’’ për dhëmbët tuaja ndërsa ato ripozicionohen. Ai ndryshon periodikisht gjatë trajtimit, duke qënë se dhëmbët tuaja marrin pozicionet e tyre të reja.

Bandë: Unazë metalike që vihet përreth molarëve. Bandat shërbejnë për të bashkëlidhur braketat tek dhëmbët tuaja.

Bond: Lidhja e krijuar me ngjitës të veçantë ortodontik, për të mbajtur të qëndrueshëm aparatin ortodontik.

Braketë: Pjesë metalike ose qeramike ngjitur ("bonded ") tek dhëmbi juaj, i cili mban telin-hark në pozicionin e tij të duhur. Coil Spring: Një lloj suste spirale që përshtatet midis braketave dhe telit-hark për të hapur hapësirën ndërmjet dhëmbëve.

Rubber Band: Bandë elastike (prej gome) që kapet në pika të ndryshme të aparatit ortodontik për të ushtruar presion tek dhëmbët tuaja, duke i lëvizur në pozicionin e tyre të ri.

Elastic Tie: Bandë (unazë) e vogël gome, që vendoset përreth braketës për të mbajtur telin-hark në vendin e vet. Disponohen në ngjyra të shumta.

Headgear: Headgear përbëhet nga një aparaturë të jashtme prej teli, e njohur si ‘’face bow’’, që udhëheq butësisht rritjen e fytyrës dhe nofullës duke lëvizur dhëmbët tuaja në pozicionin e duhur. Forca ushtrohet tek teli ‘’face bow’’ përmes një suste të fiksuar me një rrip pas qafës apo pas kokës. Rripat kanë siguresë, e cila shkëputet nëse ‘’face bow’’ ngecet ose tërhiqet.

Headgear Tube: Një rreth bosh ngjitur tek banda, në të cilin përshtatet harku headgear.

Hook: ‘’Krah’’ fiks ose i lëvizshëm në të cilin kapen bandat elastike (elastics).

Ligature: Tel i hollë që lidh braketën me tel-harkun.

Lip Bumper: Lip Bumper është një hark prej teli, bashkangjitur në një copë të derdhur plastike. Lip Bumper mban prapa molarët e nofullës së poshtme, duke siguruar më shumë hapësirë për dhëmbët e tjera.

Mouth guard: ose mbrojtëse goje, një pajisje që mbron gojën tuaj nga lëndimi, kur ju merreni me sport ose aktivitete të tjera.

Palatal Expander: Një pajisje që zgjeron nofullën tuaj të sipërme.

Retainer: Aparat që mbahet pasi hiqet araparati ortodontik. Retainer i bashkëngjitet dhëmbëve të sipërme dhe/ose të poshtme për ti mbajtur ato në pozicionin e tyre. Disa Retainer janë të lëvizshëm, ndërsa të tjerë janë të fiksuara tek disa nga dhëmbët tuaja, nga ana brendshme e tyre (nga ana e gjuhës).

Separator ose Spacer: Një unazë e vogël gome që krijon hapësirë ndërmjet dhëmbëve tuaja, para se të vendosen bandat.

Tie Wire: Tel i hollë që përdridhet rreth braketës për të mbajtur tel-harkun të qëndrueshëm. Wax: Dylli që përdoret për të penguar irritimin e buzëve nga braketat.

Procedurat ortodontike

Banding: Procesi i përshtatjes dhe fiksimit të bandave ortodontike tek molarët. Bonding: Procesi i bashkangjitjes së braketave tek dhëmbët tuaj, me përdorimin e ngjitësit special ortodontik.

Cephalometric X-ray: Radiografi (X-ray) e kokës, e cila tregon pozicionet relative dhe zhvillimin e fytyrës, nofullave dhe dhëmbëve.

Konsultimi: Takimi me ortodontin tuaj për të diskutuar mbi planin e trajtimit. Debanding: Procesi i heqjes së bandave ortodontike nga dhëmbët tuaja.

Deboning: Procesi i heqjes nga dhëmbët tuaja i braketave ortodontike të ngjitura në to.

Impressions: Procesi i marrjes së masave (kopjes) të dhëmbëve tuaja, duke shtrënguar një material të butë që forcohet më pas, në një kallëp të dhëmbëve tuaja. Ortodonti juaj në bazë të tij do të pregatisë planin tuaj të trajtimit.

Invisalign®: Një alternativë kundrejt braketave tradicionale. Invisalign drejtojnë dhëmbët me një seri drejtuesish të tejdukshëm të bëra vetëm për ju. Invisalign mund të korrigjojnë disa, por jo të gjitha problemet ortodontike.

Ligation: Procesi i bashkëngjitjes së tel-harkut në braketat mbi dhëmbët tuaj.

Radiografi panoramike: Një radiografi, që rrotullohet rreth kokës tuaj për të marrë fotografi të dhëmbëve tuaja, nofullave dhe pjesë të tjera të fytyrës.

Rreth ortodoncisë
Videos Orthodontics
Info per pacientin