Lini takim  |   | 

Shërbime Pediatrike Dentare

Services

Shërbime Pediatrike Dentare

Ekzamini gjithëpërfshirës oral dhe dentar

Ekzaminimi gjithëpërfshirës dentar është një shërbim që ne ofrojmë për të gjithë pacientët e rinj. I ngjashëm me një ekzaminim të plotë mjekësor nga mjeku juaj, ky proces ekzaminimi konsiderohet Kujdesi Standard aktual sipas Shoqatës Amerikane Dentare. Gjatë këtij ekzaminimi ne jemi në gjendje të vlerësojmë dhe të krahasojmë rezultatet e gjetura që janë të rëndësishme për shëndetin tuaj oral. Ekzaminimi gjithëpërfshirës dhe vlerësimi konsiston në gjashtë pika të shëndetit tuaj oral:

Vlerësimi i gjendjes aktuale dentare, restaurimet dentare, zbulimi i dhëmbëve të kalbura dhe të thyera.

Vlerësimi okluziv (dmth se si dhëmbët tuaja të sipërme dhe të poshtme lidhen me njëri-tjetrin në funksion), rritja dhe zhvillimi.

Ekzaminimi periodontal dhe vlerësimi i mbështetjes së indeve dhe kockave rreth dhëmbëve. Vlerësimi estetik të buzëqeshjes.

Vlerësimi i lidhjes TMJ (Temporo-Mandibular Joint).

Tek ne, keni në disponim gjithë kohën e duhur për të shprehur shqetësimet, konsideratat dhe dëshirat tuaja, kur bëhet fjalë për korrigjimin e problemeve tuaja orale.

Opsionet e planit të trajtimit, do të diskutohen dhe zhvillohen, në bazë të rezultateve të gjetura klinike, gjykimit tonë profesional, dëshirave dhe nevojave tuaja personale. Misioni ynë është t’ju ndihmojmë në sigurimin optimal të shëndetit tuaj oral. Dhe e dimë se ky mision varet nga një ekip njerëzish (duke përfshirë edhe ju pacientin) që punojnë drejt një qëllimi të përbashkët. Shpresojmë të vazhdojmë t’ ju ndihmojmë në misionin tuaj për shëndet oral optimal.

• Pastrimi i dhëmbëve

Në klinikën tonë, ne sigurojmë një pastrim të hollësishëm të dhëmbëve. Pastrimi dentar përfshin heqjen e pllakës dentare (të butë, ngjitëse, filmit të infektuar bakterial) dhe tartarit (gur) të depozituar mbi dhëmbë me kalimin e kohës. Ky pastrim kryhet me përdorimin e një furçë dhëmbësh elektrike, të veçantë, që pastron dhe lëmon dhëmbët. Nëse ka tartar mbi dhëmbë, hiqet nëpërmjet një aparati ultrasonik. Procesi i pastrimit të dhëmbëve është i padhimbshëm dhe ofron gjithashtu një prezantim të këndshëm me pajisjet dentare për fëmijën që nuk ka patur më parë përvojën e vizitës në një klinikë dentare.

• Trajtimi me fluor

Fluori ndihmon për të parandaluar prishjen e dhëmbëve duke i bërë dhëmbët më rezistentë ndaj sulmeve të acideve të produara nga pllaka bakteriale dhe sheqernat. Gjithashtu shfuqizon prishjen e hershme të tyre dhe ndihmon demineralizimin e shpejtë të dhëmbëve, si tek fëmijët dhe tek të rriturit.

INë klinikën tonë përdorim xhel fluori në shije të ndryshme, apo llak (verniq), sipas udhëzimeve ndërkombëtare. Xhel fluori, përdorur në sasi të vogla, vendoset mbi forma fleksibile dhe aplikohet në dhëmbë për 4 minuta. Fluori në formë llaku (verniqi) aplikohet tel dhëmbët duke i lyer ato me një furçë të vogël. Në këtë rast, nuk lejohet të ngrënit, të pirit ose shpërlarja e gojës për 30 minuta, pas aplikimit të fluorit.

• Vizitat higjienike dhe kontrollet e rregullta

Është me shumë rëndësi, edukimi i prindërve lidhur me shprehitë e mira të higjienës orale, për parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve dhe sëmundjeve të tyre, si dhe për krijimin e marrëdhënieve të mira mes fëmijës dhe stafit të klinikës. Dëshira jonë është që fëmija të familjarizohet me mjedisin e klinikës dentare, duke lehtësuar kështu njohjen me stomatologjinë dhe praktikat dentare.

Specialiteti ynë, mundëson që të jemi të shpejtë dhe efikas në diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve. Besojmë se është pa vlerë restaurimi dentar, që bën një fëmijë të ketë frikë nga dentisti. Kështu, ne i japim rëndësi mënyrës së prezantimit të fëmijëve me ambientet e një klinike dhe praktikat dentare, duke i bërë të ndihen të sigurtë dhe të qetë në një mjedis dentar. Kontrolli i rregullt (checkup) do të sigurojë shëndet oral optimal për fëmijën tuaj.

• Trajtimi dentar për dhëmbët e qumështit & dhëmbët e përhershëm

Pacientët trajtohen në çdo aspekt të nevojshëm të stomatologjisë pediatrike në një ambient jo-‘’kërcënues’’, ku prindërit mund të shoqërojë fëmijët e tyre në dhomën e trajtimit në qoftë se ata e dëshirojnë. Trajtimi i plotë konsiston në sigurimin e zgjidhjes të të gjitha problemeve dentare. Rëndësi, akoma më të madhe, i kushtohet restaurimit të problemeve estetike të pacientëve tanë.

• Silantet (Sealants)

Silantet mbrojnë sipërfaqet e dhëmbëve, fisurat ose thellimet, dhe veçanërisht sipërfaqet okluzale të dhëmbëve të mbrapme, ku shfaqet më shpesh kariesi tek fëmijët. Silantet plastike të tejdukshme ose të hijëzuara, aplikohen tek dhëmbët për t’i përshtatur nga kariesi. Silanti mbron dhëmbët nga ushqimet dhe pllaka, duke reduktuar në këtë mënyrë rrezikun e prishjes së tyre. Pas aplikimit të silantit, sipërfaqja e dhëmbit është më e lëmuar, kështu që furça e dhëmbëve arrin të pastrojë çdo pjesë të dhëmbit si dhe sipërfaqe okluzale të tij. Duke qënë se pllaka mund të hiqet më lehtë dhe në mënyrë efektive, reduktohet mundësia e prishjes së tyre.

• Mbrojtëse Goje Sportive

ANjë mbrojtëse, e përshtatur në mënyrën e duhur në gojë, është shumë e rëndësishme të mbahet gjatë aktiviteteve sportive që mund të mbartin rrezikun e goditjes në gojë apo në fytyrë, duke mbrojtur dhëmbët. Mbrojtëset e dhëmbëve ndihmojnë në parandalimin e thyerjes së tyre, lëndimeve në buzë, gjuhë, fytyrë apo nofulla. Një mbrojtëse e përshtatur mirë në gojën e fëmijës tuaj, do të jetë e qëndrueshme, ndërsa fëmija e mban në gojë, pa shqetësime në të folurit apo frymëmarrjen. Në klinikën tonë sigurojmë cilësinë më të mirë për mbrojtëset e gojës.

• Vlerësimi i hershëm ortodontik

Vlerësimi i hershëm dhe zbulimi në kohë i problemeve orale jep mundësinë e një trajtimi më efektiv. Intervenimi i kujdesshëm gjatë rritjes dhe zhvillimit, parandalon probleme serioze të mëvonshme. Kur ndërhyrja ortodontike nuk është e nevojshme, ne monitorojmë me kujdes rritjen dhe zhvillimin dhe fillojmë trajtimin, në momentin ideal. Nëse nuk ka nevojë për ndërhyrje të hershme, breketat vendosen zakonisht kur shumica e dhëmbëve të përhershme kanë dalë plotësisht.

• Kujdesi i traumave

Fëmijët shpesh vuajnë nga trauma të dhëmbëve të përparme. Në klinikën tonë kryhet një vlerësim i plotë i traumës së dhëmbëve dhe trajtimi i tyre bëhet sipas praktikave bashkëkohore dentare. Në shumicën e rasteve trajtimi kërkon ngjitje (lidhje), një proces në të cilin një material në ngjyrën e dhëmbit aplikohet në sipërfaqet e dhëmbëve të dëmtuara, formohet, ngurtësohet dhe lëmohet sipas formës së dhëmbit. Me këtë procedurë, riparojmë dhëmbët e dëmtuara ose të thyera.

Gjithashtu ne këshillojmë dhe edukojmë prindërit në zbulimin e hershëm të disa problemeve të përbashkëta të fëmijëve, siç janë mbajtja në gojë e gishtit, kërcitja e dhëmbëve dhe përdorimi i biberonit, të cilat shkaktojnë kariesin e dhëmbëve.

Stomatologji pediatrike