Aparati Tongue Thrusting
Tongue thrusting (shtyrja e gjuhës) ndodh kur pacienti shtyn gjuhën e tij drejt dhëmbëve të përparme, zakonisht kur gëlltit, në të folur ose edhe kur pushon. Nëse shtyrja ndodh vazhdimisht mund të shkaktojë probleme, të tilla si shtrembërimi i dhëmbëve, dhe kjo duhet korrigjuar.
Ne preferojmë të korrigjojmë ‘’Tongue thrusting’’ me përdorimin e aparatit Tongue Thrusting, që është i ngjashëm me mbrojtësen e gojës dhe mbahet zakonisht gjatë natës. Disa herë, sugjerohet aparat i përhershëm dhe ky mund të bëhet vetëm në klinikën tonë.
Aparati Thumb / Finger
‘’Thithja e gjirit’’ është një refleks natyror që relakson dhe ngushëllon foshnjat dhe të vegjëlit. Fëmijët, zakonisht, ndërpresin të thithurin e gishtit kur gati shpërthejnë dhëmbët e parë të përhershëm. Në mënyrë tipike, fëmijët e ndalojnë rreth moshës 2 me 4 vjeç. Nqs thithja e gishtit vazhdon pas shpërthimit të dhëmbëve primarë, mund të shkaktojë rritjen e çrregullt të gojës dhe shtrembërimin e dhëmbëve. Nëse vëreni në fëmijën tuaj thithje të tejzgjatur dhe/ose intensive të gishtit, konsultohuni me ortodontin ose dentistin tuaj pediatrik.
Një zgjidhje për këtë, përbën aparati i quajtur "fixed palatal crib." Ky aparat vendoset nga ortodonti, në dhëmbët e sipërm të fëmijës, prapa tyre në qiellzën e gojës. I përbërë prej talave çeliku inox gjysmërrethore të lidhura tek molarët me banda çeliku, prapa dhëmbëve të sipërme, është pothuajse i padukshëm. Të thithurit e gishtit zakonisht pushon që ditën e parë të vendosjes së aparatit.
Headgear / Facemask
Headgear përdoret shpesh për të korrigjuar një mbikafshim të theksuar. Kjo bëhet duke ushtruar presion ndaj dhëmbëve të sipërm dhe nofullës. Në këtë mënyrë, dhëmbët mbeten në pozicionin e tyre ose lëvizin në pozicion më të përshtatshëm. Serioziteti i problemit përcakton kohëzgjatjen e mbajtjes së headgear. Suksesi i aplikimit të headgear-it konsiston tek korrektësia.
Ai duhet mbajtur një numër të caktuar orësh gjatë ditës, dhe nëse kjo nuk bëhet, kjo kohë duhet plotësuar të nesërmen. Headgear nuk mbahet kurrë nqs jeni duke luajtur dhe hiqet ndërsa jeni duke ngrënë ose pastruar dhëmbët tuaj.
Aparati Nance
Aparati Nance përdoret për të parandaluar molarët e sipërm me tedencë rrotullimi apo lëvizje përpara, pasi ju jeni duke mbajtur headrgear, hark-Wilson ose arapat tjetër për të lëvizur për së prapthi dhëmbët tuaja.
Aparati Nance përbëhet nga dy banda të ngjitura mbi molarët e parë dhe një tel që përshkon qiellzën e gojës nga një dhëmballë tek tjetra. Një "jastëk" akrilik apo "button" mbulon telin që prek qiellzën e gojës tuaj direkt pas dhëmbëve të përparme.
Pacientët duhet të pastrojnë përditë zonën e bandave. Në këtë rast ushqime me ndjesi ngjitësi, duhen shmangur, pasi mund të lirojnë (shtendosin) pajisjen tuaj.
Lip Bumpers
Për të shmangur tërheqjen e dhëmbëve, sa shpesh që ajo është e mundur, përdoret aparati Lip Bumpers tek pacientët që kanë nevojë për të krijuar më shumë hapësirë për dhëmbët e tyre, kur ato janë të dendura. Lip Bumper është një tel që vihet në nofullën e poshtme dhe shtrihet nga një dhëmballë në tjetrën, duke bërë buzët dhe faqet tuaja të qëndrojnë larg nga dhëmbët. Kështu, kur ju jeni duke lëvizur gojën apo duke folur, buzët dhe faqet ushtrojnë shtytje mbi aparatin dhe për rrjedhojë aparati ushtron presion ndaj dhëmbëve. Ky presion shtyn dhëmbët për së mbrapthi, duke krijuar më shumë hapësirë për dhëmbët e dendura.
Nëse jeni duke mbajtur aparatin Lip Bumper, mos harroni ta hiqni, ndërsa hani. Shmanguni ushqimeve të forta apo me ndjesi ngjitësi. Pastrimi i aparatit Lip Bumpers duhet bërë me kujdes, duke hequr çdo lloj mbetje ushqimore në të.
Palatal Expander
Palatal Expander (zgjerues) është një aparat që lejon zgjerimin e nofullës së sipërme duke ushtruar presion të butë tek molarët e sipërm, sa herë, që në të kryhet një përshtatje. Ortodonti juaj do t'ju japi udhëzime për kohën dhe mënyrën e përshtatjes së aparatit zgjerues. Kur arrihet zgjerimi i dëshiruar, aparati duhet mbajtur akoma për disa muaj për të stabilizuar zgjerimin dhe për të parandaluar regresin.
Retainers
Retainers mund të jenë të lëvizshëm ose fikse. Ata mbajnë dhëmbët tuaj në pozicionet e tyre të reja, pas drejtimit të tyre. Ortodonti juaj do ju japi udhëzime se si të kujdeseni për Ratainers si dhe për kohën që duhen mbajtur. Mbajta e Ritainers sipas udhëzimeve është vendimtare për parandalimin e regresit të trajtimin tuaj ortodontik dhe suksesin e plotë të tij.
Elastics (Rubber Bands)
Mbajtja e bandave elastike (rubber bands) përmirëson përputhjen e dhëmbëve të sipërme me ata të poshtëm. Mbajini ato sipas udhëzimeve të dhëna nga ortodonti juaj, dhe mos harroni se efikasiteti i tyre rritet, kur ato mbahen sipas mënyrës së parashikuar.