Lini takim  |   | 

Rreth nesh

Dëshmi

Vendosa për të rregulluar disa probleme të vogla në kafshimin tim si i rritur. Dr Loutsi ishte e mrekullueshme. Pa vështirësi për të patur takime, bukur për të qënë përreth, dhe pa diskutim e jashtëzakonshme ajo çka bën. U deshën 3 muaj dhe rezultatet janë të mrekullueshme. Unë nuk mund të imagjinoja dicka më të mirë. Kam folur me miq të tjerë që janë pacientë apo që kanë fëmijët e tyre pacientë. Ata janë të gjithë të kënaqur me Dr Loutsi dhe me stafin e klinkës së saj. Veçanërisht prindërit me fëmijët të cilët thithin gishtat e tyre. Dr Loutsi ka një proces të provuar të paimagjinueshëm, që ndihmon këta fëmijë të ndalojnë thithjen e gishtave të tyre, duke i inkurajuar dhe lavdëruar me nota pozitive. Shkoni ta kostatoni vetë!

-A.M.

Jemi të dashuruar me Dr Loutsi . Ajo është shumë e qetë dhe e dashur për të dy fëmijët e mi. Me mjaft durim ajo trajtoi vajzën time për 3 vjet (vizita vjetore), duke përcaktuar përfundimisht kur ajo ishte gati për të vendosur aparatin ortodontik. Vajza ime është e ngazëllyer për të shkuar në takimet e saj dhe stafi i klinikës është shumë ndihmues dhe informues, duke ofruar informacion e nevojëshëm.

-S.G.

Dr Loutsi është nga brezi e vjetër e Ortodontistëve, të cilët janë artistitë të vërtetë. Unë mund t'ju them se sa e aftë është ajo në atë që bën, duke dashur që rezultati të jetë i përkryer. Vlerësoj realisht gjithë kohën që ajo shpenzon me mua dhe e di se ajo është e informuar me të gjitha praktikat bashkëkohore për trajtimet ortodontike. Ajo ka një mënyrë të mrekullueshme të trajtimit. Së bashku me stafin e saj janë kaq të sjellshëm dhe kujdesen që gjithkush që vjen në klinikën e saj të ndjehet mirë. Ajo kujdeset për mua dhe dhëmbët e mi si një qenie njerëzore. Unë e rekomandoj fort atë! Një gjeni i vërtetë!

-K.S.

Familja jonë e ka njohur Dr Loutsi dhe stafin e saj që nga viti 1990. Fëmija ynë i tretë dhe i fundit është duke u trajtuar në këtë kohë, dhe ne nuk mund të jemi më të kënaqur me eksperiencën që kemi patur për cdo takim. Një staf dhe mjedis jashtëzakonisht profesional. Ne jemi të mirëpritur gjithmonë me buzëqeshje dhe tregime zbavitëse, dhe menjëherë fillojmë trajtimin pa pritur asnjëherë. Ne e kemi rekomanduar gjithmonë Dr Loutsi për miqtë tanë.

-M.S.













RRETH NESH