Lini takim  |   | 

Produkte


oral hygiene

Furçë ndërdentare

Furça ndërdentare është projektuar për të hequr mbetjet nga dhëmbët në vendin ku bashkohen dhëmbët me indet e buta. Furça ndërdentare janë të shumëllojshe gjë që ju lejon të zgjidhni ato më të përshtatshme në madhësi në varësi të nevojave tuaja.

Filli dentar

Filli dentar përdoret për të larguar mbetjet ushqimore nga hapësirat ndërmjet dhëmbëve tuaj. Përdorimi i fillit dentar për të pastruar dhëmbët është thelbësor për të patur shëndet të mirë oral dhe frymëmarrje të freskët. Mësoni mënyrën e duhur për të kaluar fillin dentar tek dhëmbët tuaja, çka do të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj oral.

Produktet elektronike

Furça elektrike ka mundësi pastrimi më të mirë se sa furçat e zakonshme. Ajo ndihmon për të larguar mbetjet ushqimore, që vështirë se pastrohen me furça normale. Në American Dental Clinic, mund të gjenë një shumëllojshmëri të furcave elektrike dhe pajisje elektrike për furça.

Pajisje elektronike

Koka furçash dhe pjesë këmbimi për shumicën e produkteve, përfshirë Sonicare dhe Nais Dentacare.

Shpëlarës goje, Sprays

Kombinimi i regjimit të kujdesit dentar; larja e dhëmbëve, pastrimi i gjuhës, përdorimi i fillit dentar, shpërlarësit gojor, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin e frymës me erë të keqe. Disa lloje shpërlarës dhe sprays mund të ndihmojnë për të parandaluar ose për të reduktuar sëmundjet e gingivave. Gjithashtu, disa lloje shpërlarës dhe sprays mund të përmbajnë fluor.

Furça dhëmbësh

Furça dhëmbësh me cilësi të lartë. Konsultohuni me dentistin dhe higjienistin tuaj për t’ju rekomanduar furçën tuaj të re. Mos harroni të ndryshoni furçën e dhëmbëve rregullisht, pasi furçat e reja mund të largojnë deri në 30% më shumë mbetje sesa furça e përdorur prej tre muajsh.

Pasta / Xheli

Pasta ditore e dhëmbëve ndihmon në parandalimin e prishjes së dhëmbëve dhe eliminon frymën e keqe. Pasta fluoride mund të parandalojë prishjen e dhëmbëve dhe sëmundjen e gingivave. Pasta zbardhuese e dhëmbëve ndihmon për të patur një buzëqeshje të bardhë dhe frymëmarrje të freskët. Gjithashtu ka edhe pastë për dhëmbë dhe gingiva e ndjeshme.

Info per pacientin