Tani që ju mbani braketa, si duhet kujdesur për to? Është e rëndësishme për ju të dini se si të kujdeseni për aparatin ortodontik gjatë gjithë trajtimin tuaj.
Të ngrënit me aparatin ortodontik
Mos u shqetësoni, ju do të mund të hani snakun tuaj të preferuar së shpejti! Megjithatë, para se ju të filloni të shijoni disa nga ushqimet tuaja të preferuara, do të duhet të keni kujdes të veçantë për të shmangur ato që mund të dëmtojë aparatin ortodontik.
Ushqime për tu shmangur:
• Ushqime që përtypen me vështirësi (gjevrek, kulaç, jamball)
• Ushqime kërcore (kokoshka, patate të skuqura, akull)
• Ushqime me ndjesi ngjitësi (të karamelizuara, çamçakëz)
• Ushqime të forta (arra, ëmbëlsira tip karamelesh të forta)
• Ushqime që kërkojnë kafshim të fortë (kalli misri, mollë, karrota)
Ushqime që mund të hani, ndërsa mbani braketa:
• Bulmete (djathë të butë, pudinga, pije me bazë qumështin)
• Bukëra, tortilas të buta, petulla, kek
• Drithëra – makarona, oriz
• Mish (i gatuar mirë, të jetë i butë), mish pule, qofte
• Ushqime deti (peshk ton, salmon, gaforre)
• Perime - pure patate, spinaq të zier në avull, fasule
• Fruta, komposta frutash, banane, lëng frutash
• Ëmbëlsira (akullore, milksheiks, pelte-xhelatina)
Dhimbje shkaktuar nga aparatet ortodontike
Kur vendosni për herë të parë aparatin ortodontik, mund të vërreni ndjeshmëri e madhe tek dhëmbët dhe goja juaj apo edhe lëndime. Kjo është krejtësisht normale, por ju premtojmë që goja juaj nuk do të jetë përgjitmonë e lënduar! Për lehtësimin e dhimbjeve, rekomandojmë shpëlarjen e gojës me ujë të kripur (tretni një lugë e vogël kripë në një gotë me ujë të vakët -230ml – dhe shpëlani me të gojën, duke bërë gargarë për disa minuta).
Nëse dhimbja insiston, pas gargarave me ujë të kripur, mund të provoni të mirrni një qetësues. Gjithashtu mund të ndodhë që buzët, faqet dhe gjuha juaj të irritohen për një deri në dy javë, ndërsa ato ashpërsohen nga përdorimi i braketave. Për të reduktuar lëndimet, gjithashtu, mund të vendoset njëlloj dylli mbi braketa. Ju lutemi na informoni për çdo nevojën tuaj, dhe ne me kënaqësi do t’ ju ndihmojmë!
Dhëmbë që lëvizin
Nëse dhëmbët tuaja fillojnë të lëvizin (të jenë të lirshme), mos u shqetësoni, kjo është normale! Braketat duhet së pari të lirojnë dhëmbët tuaja në mënyrë që ato të lëvizin në pozicionin e duhur. Pasi dhëmbët të jenë ripozicionuar, në vijim do të jenë të qëndrueshme.
Tela dhe banda të shtendosura
Telat dhe bandat e aparatit tuaj mund të lirohen (të shtendosen). Nëse kjo ndodh, ju lutemi na kontaktoni sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të kontrollojmë dhe të riparojmë aparatin tuaj ortodontik. Nëse ndonjë pjesë e aparatit shkëputet, mbajeni me kujdes dhe silleni me vete në klinikë.
Përkohësisht, Ju mund të rregulloni telat e shtendosura duke përdorur pjesën e prapme të një luge apo fundin e gomës së një lapsi, duke shtyrë butësisht me kujdes telat për së mbrapthi në vendin e duhur. Nëse telat e shtendosura shkaktojnë irritime tek buzët apo faqet tuaja, vendosni në to dyll apo pak pambuk të lagur, që të lehtësojë dhimbjen.
Kujdesi i aparatit tuaj ortodontik
Një aparat ortodontik i dëmtuar mund të rrisë kohëzgjatjen e procesit të trajtimit, kështu tregoni kujdesin e duhur për çdo aparat ortodontik që mbani. Dhëmbët tuaja dhe nofulla mund të lëvizin në pozicionet e tyre të duhura, vetëm në qoftë se ju mbani me korrektësi çdo aparat (banda, headgear, ratainer, etj) që mjeku juaj përcakton.