Fëmija juaj duhet të vizitojë dentistin në ditëlindjen e tij e parë. Ju mund të bëni këtë vizitë të parë tek dentisti një eksperiencë të kënaqshme dhe pozitive. Fëmija duhet të informohet për vizitën, dhe se dentisti dhe stafi i tij do ti shpjegojnë të gjitha procedurat dhe do ti përgjigjen për çdo pyetjes së tij. Ne dimë se një përvojë pozitive, gjatë vizitës së parë, përcakton tonin për shëndetin oral të fëmijës tuaj në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse klinika jonë është dizenjuar të jetë "miqësore ndaj fëmijës". Edhe më e rëndësishme akoma është se mjekët tanë pedodontistë dhe stafi profesional kanë kushtuar karrierën e tyre për të ndihmuar fëmijët.
Krijojmë marrëdhënie besimi me fëmijën tuaj, përmes një ambienti ku fëmijët ndihen të sigurt dhe të lumtur. Teknologjia bashkëkohore dentare kombinohet me shqetësim dhe dhembshurinë tonë të mirëfilltë për fëmijët. Mirë do të ishte që ju, të mos përdorni fjalë që mund të shkaktojnë frikë të panevojshme për fëmijën tuaj, të tilla si gjilpërë, tërheqje, shpim apo dhimbje. Në klinikën tonë përdorim fjalë që përcjellin të njëjtin mesazh, por janë të këndshme dhe jo frikësuese për fëmijën.
Fëmija juaj do dashurohet me klinikën ADC, për:
• ambientet e saj, të projektuara posaçërisht për fëmijë