Dhimbje dhëmbi
Pastroni zonën e dhëmbit të prekur. Lani gojën tërësisht me ujë të ngrohtë ose përdorni fill dentar për të pastruar dhëmbët nga mbetjet e ushqimeve. Nëse dhimbja vazhdon, kontaktoni me klinikën tonë. Mos vendosni aspirinë, mos ngrohni gingivat ose dhëmbin që ju dhëmb. Nëse keni ënjtje në fytyrë, bëni kompresa të ftohta dhe kontaktoni me klinikën tonë.
Prerja ose kafshimi i gjuhës, i buzëve ose faqeve
Vendosni akull në zonën e lënduar për të mbajtur nën kontroll ënjtjen. Nëse keni hemorragji, ushtroni presion mbi të me një garzë. Nëse nuk ndalon duke ushtruar presion të thjeshtë, kontaktoni me një doktor ose drejtohuni në urgjencën e spitalit.
Rënia e dhëmbit të përhershëm
Nëse është e mundur, gjeni dhëmbin. E mbani nga kurora, jo nga rrënja. Lani dhëmbin vetëm me ujë. MOS e pastroni me sapun, fshini apo prekni dhëmbin në mënyrë të panevojshme. Kontrolloni dhëmbin për thyerje. Nëse nuk ka fraktura, përpiquni ta rivendosni atë në vend. Lëreni pacientin të mbajë dhëmbin në vend duke kafshuar mbi një garzë. Nëse nuk mund ta rivendosni dhëmbin, transportojeni atë duke e vendosur në një filxhan me qumësht, ujë, apo pështymën e pacientit. Pacienti duhet të vizitojë menjëhërë dentistin! Koha është një faktor vendimtar për shpëtimin e dhëmbit.
Rënia e dhëmbëve të qumështit
Kontaktoni me klinikën tonë. Zakonisht, kjo nuk është një situatë urgjente, dhe në shumicën e rasteve, nuk ka nevojë për trajtim. ASNJËHERË mos e rivendosni dhëmbin në vendin e tij.
Thyerja ose fraktuara e dhëmbëve të përhershëm
Na kontaktoni menjëherë. Të reaguarit dhe vepruarit në një kohë të shpejtë mund të shpëtojë dhëmbin, parandalojë infeksionin dhe reduktojë nevojën për trajtim ekstensiv. Shpëlani gojën me ujë dhe vendosni kompresa të ftohta për të reduktuar ënjtjen. Nëse është e mundur, gjeni pjesët e thyera të dhëmbit dhe i sillni ato në klinikë.
Thyerja e dhëmbëve të fëmijëve
Kontaktoni me klinikën tonë.
Goditje e rëndë në kokë
Dërgoni menjëherë fëmijën tuaj në urgjencën spitalore më të afërt.
Fraktura ose thyerje të nofullave
Mbani nofullën pa lëvizur dhe shkoni me fëmijën tuaj në urgjencën spitalore më të afërt.