Lini takim  |   | 

Kujdesi urgjent ortodontik

Emergjencat e vërteta ortodontike janë shumë të rralla, por kur ato ndodhin ne jemi në dispozicion tuaj. Si rregull i përgjithshëm, ju duhet të kontaktoni me klinikën kur keni dhimbje të forta ose kur aparati ortodontik ju shkakton dhimbje, që nuk mund të kujdeseni vetë për të. Ne do të planifikojmë një takim për të zgjidhur problemin tuaj.

Do të çuditeni po të mësoni, se vetë ju mund të jeni në gjendje të zgjidhni përkohësisht shumë probleme, deri në momentit e takim të programuar me mjekun tuaj ortodont. Gjatë punimeve me aparatin tuaj, ju duhet të mësoni emrat e pjesëve të tij, për të përcaktuar se cila pjesë është thyer ose zhvendosur (lëvizur). Pas lehtësimit të dhimbjes, është shumë e rëndësishme që ju të na kontaktoni menjëherë, për të përballuar sa më shpejt problemin tuaj. Lënia e aparatit tuaj të dëmtuar për një periudhë kohe të gjatë mund të sjellë ndërprerje të planit të trajtimit.

Dhimbje të zakonshme

Kur ju vendosni për here të parë aparatin ortodontik mund të ndjeni dhimbje të përgjithshme në gojë, ndërsa dhëmbët mund të jenë të ndjeshëm ndaj presionit shtrëngues për një periudhë prej tre deri në pesë ditë. Dhimbjet mund të lehtësohen duke larë gojën me ujë të ngrohtë të kripur. Tresni një lugë të vogëli kripë me tetë masa ujë të ngrohtë, dhe shpëlani mirë gojën. Nëse dhimbja vazhdon të jetë e fortë, merrni një aspirinë ose një medikament tjetër, që merrni zakonisht për dhimbje koke ose dhimbje të ngjashme.

Gjithashtu, buzët, gjuha dhe faqet mund të irritohen për një periudhë prej një ose dy javësh, ndërsa forcohen dhe ambientohen me sipërfaqen e aparatit ortodontik. Ju mund të vendosni dyll tek aparati ortodontik për të pakësuar dhimbjen. Ne do t’ju tregojmë mënyrën!

Headgear

Ndonjëherë dhimbja që shoqëron vendosjen e aparatit Headgear shkaktohet nga vendosja e gabuar e tij, duke mos respektuar udhëzimet e ortodontit tuaj. Ju lutemi referojuni udhëzimeve të dhëna nga ortodonti juaj. Nëse harku "face bow" është nderur (kërrusur), ju lutemi kontaktoni me klinikën tonë për ndihmë. Çuditërisht, aparati Headgear mund t’ju lëndojë më pak, kur mbahet sa më gjatë, kështu që sigurohuni se po respektoni kohën e caktuar për mbajtjen e tij.

Aparat që lëviz

Nëse aparati juaj lëviz dhe ndjeni se ju shpon, vendosni pak dyll në atë pjesë të aparatit që ju krijon këtë shqetësim.

Loose Bracket

Nëse braketat ose bandat e liruara janë ende të bashkangjitur me telin, ju duhet ti lini ato në vend e tyre dhe të vini pak dyll mbi to. Nëse teli del tërësisht, mbështilleni me një pecetë dhe silleni me vete në klinikë.

Tel i shtendosur

Duke përdorur një piskatore, përpiquni të vendosi telin në pozicionin e tij të mëparshëm. Nëse e bëni këtë dhe duke përdorur dyll nuk ju ndihmon, provoni të prisni telin (me ndihmën e një prerësi thonjsh) deri tek dhëmbi mbi të cilin ai është kapur mirë. Nëse shqetësimi juaj vazhdon, vendosni pak dyll mbi të.

Pocking wire

Duke përdorur një gomë lapsi, shtyni telin poshtë ose vendosni dyll ortodontik mbi të për të lehtësuar dhimbjen.

Kujdesi emergjent
Info per pacientin