Trajtimi ortodontik nuk është më vetëm për fëmijët. Në fakt, Shoqata Amerikane e Ortodontëve thekson se një në pesë pacientë që marrin trajtim ortodontik është mbi 21 vjeç. Shumë të rritur zgjedhin për të marrë trajtimin ortodontik sepse kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të tyre, dhe dëshirojnë të ndjehen më mirë për pamjen e tyre. Gjithandej, të rriturit janë duke përfituar nga mundësia për të patur kujdes ortodontik, dhe tani po ashtu mundeni edhe ju.
Arsye më të shpeshta që të rriturit po konsiderojnë trajtimin ortodontik:
• Një kafshim i keq apo një malokluzion, që shkakton përputhje të gabuar të dhëmbëve.
• Dhëmbët e dendur ose të rrallë, që mundësojnë prishjen e dhëmbëve apo sëmundjen e gingivave.
• Dhimbje apo presion jonormal në nofulla, që shkaktohet nga dhëmbët e shtrembër.
• Dëshira për një gojë të shëndetshme dhe një buzëqeshje më të sigurt
Mundësitë e trajtimit për të rriturit
Për shumë të rritur, mendimi i të paturit aparat metalik ortodontik mjafton për ti dekurajuar ata nga trajtimi. Megjithatë, mundësitë e sotme të trajtimit ortodontik ofrojnë një shumëllojshmëri aparatesh dhe pajisjesh ortodontike, që janë të rehatshme, estetike, dhe të krijuara për të përmbushur nevojat tuaja. Llojet e aparateve ortodontike (breketa) përfshijnë:
• aparate të tejdukshme
• aparate porcelani
• aparate self-ligating
• aparate linguale (prapa dhëmbëve).
• aparate Invisible.
• aparate tradicionale metalike
Ndryshimi ndërmjet ortodoncisë për të rritur dhe ortodoncisë për fëmijë dhe adoleshentë:
Ndryshimi kryesor në trajtimin e të rriturve dhe fëmijëve ose adoleshentëve është se kockat e nofullave tek pacientët e rinj janë ende në zhvillim. Për të rriturit, zhvillimi i këtyre kockave ka përfunduar, gjë që mund të bëjë të nevojshme një ndërhyrje kirurgjike për korrigjimin e përputhjes së nofullave.
Ndryshime të tjera përfshijnë:
• Sëmundja periodontale — - Të rriturit, më shumë se fëmijët, mund të përjetojnë recesion ose humbje kockore për shkak të gingivitit ose sëmundjes periodontale në fazë të avancuar. Pacientët me dhëmbë të drejta rrezikojnë më pak të shfaqin sëmundje të gingivave.
• Humbja ose dëmtimi (ngrënia) e dhëmbëve — Me kalimin e kohës, dhëmbët mund të dëmtohen dhe zhvendosen në pozicion të ndryshëm, gjë që mund të korrigjohet vetëm me trajtim ortodontik. Humbja e dhëmbëve mund të shkaktojë zhvendosjen dhe animin edhe të dhëmbëve të tjerë, duke krijuar një kafshim të keq dhe rritjen e mundësisë për sëmundjen e gingivave.
• Trajtimi i paplotë ortodontik gjatë adoleshencës — Shumë të rritur kanë patur trajtim ortodontik si fëmijë ose adoleshent, por asnjëherë nuk plotësuan trajtimin e tyre. Si të rritur, ata zgjedhin përfundimin e trajtimit të tyre ortodontik, duke patur si qëllim një buzëqeshje të bukur dhe të shëndetshme, ashtu sikurse e kanë dëshiruar gjithmonë. Praktika jonë, gjithashtu, tregon se të rriturit dhe fëmijët kanë nevoja të ndryshme, dhe se kërkojnë nivele të ndryshme të vëmendjes dhe të kujdesit tonë. Ne do të bashkëpunojmë për t’ju siguruar trajtimet më të përshtatshme, sipas nevojave tuaja individuale, duke i plotësuar dhe trajtuar me mirëkuptim dhe respekt nga ana jonë.